Ekspertët: Me buxhetin e vitit të ardhshëm nuk do të kemi as zhvillim dhe as standard më të mirë

Gazetar: Ile Petrevski 1

Buxheti i propozuar për vitin e ardhshëm nuk mund të quhet zhvillimor, sepse ritmi vjetor i rritjes ekonomike nuk është as tre për qind, vlerësojnë ekspertët për Alsat. Me një parashikim të tillë ruhet vetëm paqja sociale, mbulohen shpenzimet bazë të shtetit dhe të gjitha pa investime serioze kapitale, që do të inicionin një zhvillim afatmesëm.

“Mund të vazhdojmë kështu për 300 vjet, por nuk do të kemi kurrë zhvillim. Në këtë mënyrë nuk do të kemi zhvillim, nuk do të kemi rritje të standardit të jetesës. Ne do të mbetemi në fund të integrimeve drejt Bashkimit Evropian, dhe dikush do të na mbështesë nga mëshira, si shtet”, tha Abilj Baush -ekonomist.

Sipas opozitës, buxheti i propozuar është vetëm konfirmim se qeveria nuk ka një plan për të përballuar krizën. Si shpjegim japin të dhënat se deficiti i parashikuar në arkën e shtetit për vitin e ardhshëm është dyfish më i madh, që është pesë për qind e rritjes së ekonomisë.

“Këto do të jenë 5,3 miliardë euro të hedhura për kosto jo produktive, pa asnjë përfitim dhe pa komponentë zhvillimi. Propozimi i buxhetit të Kovaçevskit aludon se nuk respektohet parimi i konsolidimit financiar, dhe se paratë mund të shpenzohen nën dyshimin për krim dhe korrupsion”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas propozim-buxhetit për vitin 2023, vitin e ardhshëm qeveria planifikon të mbledhë të hyra prej 4,6 miliardë eurosh, por edhe të shpenzojë një rekord prej 5,3 miliardë eurosh. Inflacioni parashikohet në nivelin e lartë 7,1 për qind./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme