Ekspertët: Raporti i Brukselit është udhërrëfyes, jo kritikë

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Politika duhet të kuptojë njëherë e përgjithmonë se duhet t’i heq duart nga gjyqësori. Këtë e ka thënë edhe raporti i fundit për sundimin e ligjit i Komisionit Euopian. Kështu vlerëson profesori universitar Mersim Maksuti. Sipas tij, këtë raport, autoritetet duhet ta kuptojnë si udhërrëfyes e jo si kritikë

“Këto Maqedonisë nuk duhet ti vijnë si vërejtje kritike, por vendit këto duhet më shumë ti vijnë si udhërëfyes për atë se çka mbetet ende dhe çka duhet të përmirësoj në fushën e reformave dhe ta kthej vendin në një shtet të së drejtës funksional stabil dhe demokratik. Në Ligje kemi dhe ligjet vendi ynë është duke i rishikuar por vërejtja kryesore është se ato ligje nuk zbatohen në praktikë dhe kjo vërejtje është përsëritur gjithnjë në mënyrë sistematike dhe po vazhdon edhe më tej të ndodh e njëjta vërejtje pra e njëjta problematikë. Andaj reformat duhet të zbatohen në praktike dhe kjo është mangësia apo defekti kryesor me të cilin po përballet edhe pushteti aktual” – Mersim Maksuti. Jurist.

Ish-gjykatësja e Strasburgut Margarita Caca Nikollovska tha se politizimi i institucioneve dhe presioni mbi gjyqësorin, është bërë kancer i shoqërisë dhe kjo bën që shteti assesi të mos ec përpara.

“Kjo është kanceri i shoqërisë së Maqedonisë, dhe jo vetëm në gjyqësor. Politizimi dhe partizimi ka futur duart në çdo segment të jetesës, bukfalisht në çdo segment dhe kur e kemi këtë situatë ajo jep reperkusione edhe në gjyqësor. Nëse në shtet ju keni politizim dhe partizim të atillë, gjyqësor nuk mund të jetë imun. Shikojeni se çka ndodh në lëndë të caktuara tani, pa i komentuar nëse janë të mirë gjykuar apo jo, por vetëm do i theksoj reaksionet e partive. Atje ku fitojnë e lavdërojnë gjyqësorin se ka përparuar, por si është ky përparim. Ja pas vendimit për lirimin e Gruevskit ka komente të caktuara për atë se si Gjyqësori gjykon mirë dhe i pavarur. Në çka bazohet kjo”- Margarita Caca Nikollovska.

Në raportin e Komisionit Euopian për sundimin e ligjit theksohet qartë se kuadri ligjor i pamjaftueshëm, veçanërisht ndryshimet në Kodin Penal të vitit 2023, burimet e pamjaftueshme njerëzore dhe financiare por edhe tej zgjatja e procedurave gjyqësore, vazhdojnë të përfaqësojnë pengesat kryesore në luftën kundër korrupsionit. /Alsat.mk

The post Ekspertët: Raporti i Brukselit është udhërrëfyes, jo kritikë appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme