Eksperti austriak thotë se Kosovës i duhen edhe 30 vjet për t’u anëtarësuar në BE

 

Eksperti austriak për Ballkanin Wolfgang Petritsch, i cili sot mbush 70 vjet, thekson se çështja e marrëdhënieve ndërmjet serbëve e shqiptarëve, e para së gjithash ato me Kosovën, janë vendimtare që Serbia të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

 

Ai ka kërkuar angazhim më të madh të Austrisë në rajon duke theksuar ndikimin e madh që Vjena e ka në Ballkan.

Ai ka vlerësuar, siç përcjell “novostionline” i Beogradit se nëse në Kosovë nuk zgjidhen problemet politike, përkatësisht institucionet, ajo edhe 30 vjet nuk do të jetë e gatshme për anëtarësim në Bashkimin Europian, transmeton Koha Net.

“Kohë më parë kam qenë në Serbi dhe atje, pos flirtit me Rusinë, e kam vërejtur se vendi të ardhmen e sheh në BE. Serbia është vendi më i rëndësishëm i rajonit dhe çështja e marrëdhënieve serbo- shqiptare, në radhë të parë ato me Kosovën, janë vendimtare”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme