Ekspertiza e Zvicrës e zhvesh fshehjen e krimit për rastin Dehari

Publicisti Bardhyl Mahmuti ka prezantuar disa dëshmi për rastin e vdekjes së Astrit Dehari, nga ku thotë se ekspertiza zvicerane për këtë rast e zhvesh fshehjen e krimit nga institucionet e Kosovës.


Përmes një shkrimi në Facebook, Mahmuti thotë se si rezultat i hulumtimit të tyre, ekspertët zviceranë erdhën në përfundims e Dehari nuk ka kryer vetëvrasje por as që e ka pasur të mundur të bënte vetëvrasje me mënyrën të cilën e kanë prezantuar institucionet e Kosovës.

“Rrjedhimisht, vdekja e dhunshme e Astrit Deharit është vrasje. Mënyrat dhe mjetet që janë përdorur gjatë kësaj vrasjeje nuk kanë mundur të jenë rezultat i një personi të vetëm. Prandaj një hetim i drejtë i këtij krimi duhet të nxjerrë në shesh të vërtetën rreth asaj sesa persona u përfshinë në vrasjen e Astrit Deharit”, ka thënë ai.

Tutje, ai shton se ekspertiza zvicerane hedh poshtë diagnozën e ekipit mjeko-ligjor të Kosovës për “ndaljen e menjëhershme të punës së zemrës si shkaktar i vdekjes së Astrit Deharit”.

“Analiza që bëjnë ekspertët zviceranë dëshmon në mënyrë të pakontestueshme, se edhe në hipotezën më ekstreme, në rastin nëse Astrit Dehari do të kishte dashur të bënte vetëvrasje, ai nuk do të kishte mundur t’ia zinte frymën vetes, në mënyrën si e kanë shpjeguar ekspertët e Kosovës. Një vetëvrasje e tillë praktikisht nuk është e mundur, sepse kur ndërpritet furnizimi i organizmit me oksigjen, kemi “zvogëlimin ose ndërprerjen e tërësishme të ardhjes së gjakut të pasur me oksigjen në tru dhe kjo shkakton humbje të vetëdijes dhe të tonusit muskulor (tensionit të lehtë muskulor, që mundëson funksionimin e tyre edhe në gjendje qetësie). Humbja e tonusit muskulor e bën të pamundur që t’i zihet fryma vetes duke mbajtur një send në rrugët e frymëmarrjes. Nëse shishja është prej plastike, me skaje të lëmuara, e rrumbullakët dhe pa kënde, ajo nuk do të kishte qenë në gjendje të qëndronte e bllokuar në faring në atë mënyrë, që të mund të pengonte tërësisht frymëmarrjen”, ka shtuar i njejti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme