Ekspertja amerikane: Kosova duhet ta këtë prioritet sigurinë kibernetike

Siguria e të dhënave që plasohen në internet çdo ditë e më shumë po vihet në rrezik.

 

Ekspertja amerikane, Laura Galante, në një intervistë për “Kohën Ditore”, ka thënë se vjedhja e të dhënave personale është një fenomen i rrezikshëm që po ndodh gjithkah në botë.

Galante, e cila ka udhëhequr me fushën kibernetike në një kompani të madhe siç është “Fire Eye”, ka folur edhe për ndikimin e “Fake News”, dhe për rritjen e terrorizmit dhe të ekstremizmit përmes internetit.

Sipas saj, është e domosdoshme një kontroll i kujdesshëm kibernetik. Ajo ka folur edhe për atë se sa po i afekton teknologjia përmes lajmeve të rrejshme zgjedhjet në vende të ndryshme të botës.

Sipas Galantes, çdo shtet që ka sistem të dhënave personale, shëndetësore e financiare duhet t’i mbrojë ato të dhëna.

Gjatë qëndrimit disaditor në Kosovë ka vërejtur se një numër i madh i të rinjve janë të interesuar për këtë fushë, ndërsa ka porositur Qeverinë e Kosovës që ta këtë prioritet sigurinë kibernetike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme