Bosnjë e Hercegovina është duke i bllokuar prodhimet e shtetit të Kosovës të cilat eksportohen atje. Kjo bllokadë po bëhet në kundërshtim me parimet e CEFTA-s për tregti të lirë të cilat nuk po respektohet fare në rastin e kompanisë “Vita” nga Kosova.
Kompani “Vita” nuk po mund të eksportojë produktet e tyre me bazë ë qumështit në shtetin e Bosnje dhe Hercegovinës për shkak të bllokimit të eksportit.
Ai ka thënë se kanë marrë kërkesë për eksport atje nga një furnitor por që edhe pse pagesa nga ana e furnitorit është kryer, produktet nuk kanë mundur t’i ekportojnë fare.
“Kur ne kemi filluar të marrim pjesë nëpër panaire ndërkombëtare dhe aty e kemi pas kërkesa të shumta, ndër ta ka qenë edhe Republika e Bonje Hercegovinës, ku kemi pas kërkes për eksportim të qumështit, me datë 09.11.2022, furnitori e ka bë pagesën e qumështit dhe ne menjëherë kemi shku për me bë certifikatat, i kemi kërkuar nga shteti i Bosnjës por që ata asnjëherë nuk na kanë kthyer përgjigje.
Spahija ka treguar se shteti i Bosnjës nuk i është përgjigjur as Agjencisë për Veterinari dhe Ushqim të Republikës së Kosovës dhe në këtë mënyrë po shkelet edhe marrëveshja e CEFTAS për tregti të lirë por edhe po dëmtohet kompania .
“Më datë 21. 11. 20222 u kemi drejtu AVUK-ut në Prishtinë ku kemi kërkuar nga ta që të kenë një komunikim me shtetin e Bosnjës, ata kanë nisë një email zyrtar por që nuk kanë marrë përgjigjje nga shteti i Bonjës.Neve na bëhet e padrejtë, ku dihet që në marrëveshjen e CEFTËS na lejohet të eskortojmë edhe në Bosnjë edhe në pjesët e tjera”, ka thënë drejtori Spahija, në emisionin “7 ditë me Pangjën” në Klan Kosova.
Dretori i AVUK-ut, Flamur Kadriu ka thënë se ai qysh në dhjetor të vitit të kaluar ka kërkuar nga organet e Bosnjës që të lejohet eksporti nga kompania “Vita” por që asnjëherë nuk mori përgjigjje.
“Në muajin e 12 unë e kam bërë kërkesën që kemi dy kompani të interesuara për eksport, udhëheqësi i tyre nuk ka kthy përgjigje, atëherë i kam shkru ministrisë në Bosnjë, por që prap nuk kam marrë përgjije” ka thënë ai.
Spahija ka treguar se tashmë pas shumë refuzimeve për vënie të kontakteve kjo çështje u adresua në CEFTA nga ana e shtetit të Kosovës.
“Tash unë e kam lajmëruar CEFTËN dhe tash ka kaluar diskutimi në nivel të CEFTAS”, u shpreh si.
Kompania “Vita” përkundër tentimeve që të marrë sqarime nga autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës për trajtimin e barabartë sikurse produktet e këtij shteti në Kosovë, nuk ka marrë kurrfarë përgjigjje.
Sipas të dhënave të bilancit të tregtisë mes dy vendeve, Kosova importon përafërsisht 66 milionë euro nga Bosnja, ndërsa Bosnja vetëm 11 milionë nga Kosova.
Bonja dhe Hercegovina është shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës madje lëvizja e qytetarëve atje akoma bëhet me viza përkundër përpjekjeve të “Procesit të Berlinit” për lëvizje me letërnjoftime kjo nuk ka ndodhur, pasi Bosnje Hercegovina nuk e ka ratifikuar këtë marrëveshje.
© SYRI.net