Ekspozohet për herë të parë vendi ku u varros Jezu Krishti [foto]

E enjte, 27 Tetor 2016 – Sakte.net

Shkencëtarët kanë ekspozuar sipërfaqen origjinale të atij që tradicionalisht konsiderohet si varri i Jezu Krishtit, për herë të parë në shekuj.

Sipërfaqja origjinale është ekspozuar gjatë punës restauruese, që po bëhen në Kishën e Varrit të Shenjtë në qytetin e vjetër të Jerusalemit, sipas “National Geographic”.

Varri ka qenë i mbuluar me veshje mermeri që pas vitit 1555 pas Krishtit, ndoshta edhe shekuj më parë. Sipas një arkeologu të Shoqatës së “National Geographic”, Fredrik Hiebert, mbulimi i mermerit është tërhequr prapa.

“Ne jemi të suprizuar nga sasia e materialit të ndodhur nën të,” tha Hiebert. “Do të bëhen analiza të gjata shkencore, por ne më në fund do të jemi të aftë të shohim sipërfaqen origjinale shkëmbore, mbi të cilën sipas traditës, shtrihet trupi i Krishtit”, ka shtuar ai.

Sipas traditës së krishterë, trupi i Jezu Krishtit ishte i vënë në një raft ose në “shtratin e varrimit” ku u vendos në një shpellë gëlqerore pas kryqëzimit të tij nga romakët në vitin 30 ose 33.

Besimi i të krishterëve thotë se Krishti u ringjall pas vdekjes, dhe gratë që duhet të vajosnin trupin e tij 3 ditë pas varrimit, raportuan se nuk e gjetën trupin e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme