Ekstradohen dy persona, njëri në Kosovë për narkotikë e tjetri për në Suedi për dhunim

Në dy raste të ndara, janë ekstraduar dy të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar. Në rastin e parë një person është ekstraduar nga Kroacia në Kosovë, ndërsa tjetri nga Kosova për në Suedi.

Policia e Kosovës më 30 prill e ka bërë ekstradimin e shtetasin kosovar nga Kroacia i cili ishte arrestuar nga autoritetet kroate pasi që kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “posedim, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike” dhe “posedim të paautorizuar të armëve”. Por, i dyshuari i ishte shmangur drejtësisë në kohën pas kryerjes së veprave.

 I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë nga rajoni kompetent për vazhdim me procedura të tjera ligjore, njoftoi Policia.

Ndërsa më 1 maj, nga Kosova për në Suedi është ekstraduar një shtetas kosovar, i cili ishte i kërkuar nga autoritete suedeze përmes INTERPOL-it, nën dyshimin e kryerjes se veprës penale “Dhunim”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme