Ekstradohen nga Shqipëria në Itali tre persona, pjesë të organizatave kriminale

Janë ekstraduar nga vendi ynë drejt Italisë tre shqiptarë të akuzuar nga autoritetet fqinje si anëtarë të organizatave kriminale.


Sipas Interpol Tirana, personat e ekstraduar janë shtetasit me iniciale E. D., 40 vjeç, E. Zh., 41 vjeç, të akuzuar nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

I treti është shtestasi me iniciale K. N., 33 vjeç, i akuzuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana

Në vijim të bashkëpunimit solid ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizuan në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar, të koduar “The Ëanted”, procedurat për ekstradimin nga Shqipëria, në Itali, të shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë:

-E. D., 40 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

-E. Zh., 41 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

-K. N., 33 vjeç, pasi akuzohet nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme