Ekstradohet nga Italia ish-polici vlonjat i dënuar me 18 vjet burg për vrasje në 1995

Ekstradohet nga Milano, shtetasi shqiptar Fatmir Hamiti i dënuar me 18 vjet burg për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin penal nr. 77 datë 21.06.1996, shtetasin Fatmir Hamiti nga Dukati i Vlorës e ka dënuar me 18 vjet në burg për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma,Itali, u bë i mundur arrestimi provizor i 54-vjecarit në Milano, Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në qershor të vitit 1995, Fatmir Hamiti me detyrën polic, pas një grindjeje ka qëlluar 5 herë për vdekje me pistoletën e punës, një bashkëkombas të tij në qytetin e Vlorës.

Mediat italiane informojnë se shqiptari jetonte në Itali nën një identitet të rremë. Identifikimi e arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë kriminale Interpol të Romës e Policisë së qytetit të Vlorës.

Hamiti, në atë kohë ishte punonjës në zyrën e emigrimit në Policinë e Vlorës dhe media italiane raporton se vrasja për të cilën u dënua ndodhi pranë gjykatës.

Më pas, ai u bë protagonist i një arratisje spektakolare nga burgu, një vit pas krimit të kryer dhe që atëherë ka qenë në kërkim deri në kapjen e tij një vit më parë në Itali.

Shqiptarja.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme