Një tjetër marrëveshje është nënshkruar nga Policia e Shtetit me laboratorin mjekësor “Intermedica Center sh.p.k”, duke u krijuar mundësi efektivëve, familjarëve të tyre dhe familjarëve të policëve të rënë në detyrë që të kryejnë ekzaminime mjekësore me çmime të reduktuara.
Marrëveshja e bashkëpunimit u firmos ditën e sotme, teksa administratori i “Intermedica”, Thoma Vasili, ka garantuar kreun e Policisë së Shtetit, Gledis Nano për standardet e shërbimeve që ofron subjekti që ai përfaqëson dhe ka siguruar mbështetje për Policinë e Shtetit.
Kjo është marrëveshja e dytë që Policia e Shtetit lidh me “Intermedica”, pas asaj për kryerjen e testit periodik për përdorimin e lëndëve narkotike nga punonjësit e Policisë.



