Ekzekutimi i Lulzim Vishës/ Publikohet fotoja e makinës së viktimës pak minuta pas atentatit, xhami i bërë ‘shoshë’ nga plumbat

Fotoja që shihni më poshtë është makina e punës së Lulzim Vishës, 48 vjeçarit i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm pas një atentati ndaj tij.


Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar këtë foto, teksa raporton se është shkrepur pak minuta pas atentatit, ku mbeti i vrarë Visha.

Në pamje, makina e viktinës, e cila ishte e siguruar nga puna e 48 vjeçarit pasi punonte si postier në kompani private, është e bërë shosh nga plumbat.

Bëhet me dije se Visha është qëlluar 12 herë me armë zjarri.

Sakaq, një automjet tip Porche është gjetur e djegur, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit. Brenda mjetit u gjet dhe një armë zjarri, e dyshuar se është përdorur për ekzekutimin e 48 vjeçarit.

Targat e Porche ishin të vjedhura që në muajin prill 2023 në Kamëz.

Kujtojmë se makina e autorëve është gjetur e djegur në në zonën e Zall Herrit, pak orë pas vrasjes së Lulzim Vishës, krim i cili ndodhi paraditen e sotme në Zall Mner, në Tiranë.

Trupi i pajetë i viktimës u gjet brenda makinës rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm (24 Janar).

Policia ka sekuestruar kamerat në zonë, pasi mund të kenë regjistruar momentin e krimit.

Kush është vëllai i viktimës

Hasmëria është pista kryesore e ekzekutimit të 48-vjeçarit, Lulzim Visha, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij.

Mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës, i cili në vitin 1997 ka vrarë me armë zjarri shtetasin Refik Domi. Krimi ndodhi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë.

Në 29 qershor 2001, Gjykata e Tiranës e dënoi me 12 vite burg, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme