Ekzekutoi bashkëshorten me thikë, përfundon në pranga turisti amerikan! Policia zbardh detaje mbi ngjarjen: Ja si ndodhi ngjarja, 57-vjeçari e goditi fillimisht me sende të forta dhe më pas me një mjet prerës

Policia e Shkodrës ka arrestuar 57-vjeçarin Brandon Saporito, i cili paraditen e së premtes, më 2 maj, masakroi me thikë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito.


Sipas uniformave blu, turisti amerikan ka ushtruar dhunë fizike ndaj 54-vjeçares, duke e goditur fillimisht me sende të forta dhe më pas me një mjet prerës, duke i marrë jetën në mënyrë tragjike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën me qira ku çifti po qëndronte në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës. Sandra Saporito ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.

Sipas burimeve, krimi dyshohet të jetë kryer në gjendje të dehur dhe për motive të dobëta. Ndaj Brandon Saporitos është ngritur akuza për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër arrestuan shtetasin amerikan B. S., 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi: Më datë 02.05.2025, në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen S. S., 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme