Ekzekutoi me plumb në kokë 25 vjeçarin, arrestohet autori i dyshuar

Bledar Selmanaj është arrestuar si autori i dyshuar i ekzekutimit të 25-vjeçarit Xhuljan Bullari në fshatin Babicë e Madhe në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 gusht 2021, ndërsa trupi i pajetë i të riut që ishte vrarë me plumb në kokë u gjet një ditë më vonë brenda makinës tip “Fiat Punto”.

Bledar Selmanaj, 39 vjeç, banues në Vlorë u arrestua në zonën e “Bllokut” në Tiranë. Ai rezulton se kishte njohje të mëparshme me viktimën që dyshohet se e ka vrarë për motive të dobëta një natë para se të gjendej trupi i pajetë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në momentin e arrestimit, 39-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me 10 fishekë, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Ndërsa nga kontrolli në banesën e tij në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, u gjet e groposur në oborrin e banesës së tij, një armë zjarri pistoletë me një krehër me 9 fishekë, me të cilën dyshohet se 39-vjeçari ka kryer vrasjen. Po ashtu janë sekuestruar edhe disa veshje, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autori gjatë vrasjes, si dhe 1 aparat celular.

Nga ana e Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijon puna për dokumentimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”./TCH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme