Juljan Gjoshi, autori i vrasjes së 50 vjeçarit, Alfred Dedja, ngjarje e ndodhur një ditë më parë (1 dhjetor), është vetëdorëzuar pranë autoriteteve blu për krimin që ka kryer.
Lajmi konfirmohet nga vetë Policia e Shtetit, e cila përmes një njoftimi zyrtar shpreh dorëzimin e autorit 26 vjeçar, Julian Gjoshi.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi mesditën e djeshme (1 dhjetor), në një lokal në Ndroq, ku viktima po qëndronte si klient.
Autori është larguar menjëherë me një automjet, të cilin e braktisi në fshatin Shkallnur. Brenda makinës nuk është gjetur asnjë send të kundërligjshëm, sipas policisë, duke nënkuptuar se autori nuk ka lënë gjurmë pas, por sakaq automjeti do i nënshtrohen ekspertizës së detajuar për të zbuluar më shumë.
Nuk dihet nëse është gjetur arma me të cilën 27-vjeçari qëlloi Dedjën, i cili njihet edhe me nofkën “Daku”.
Viktima dhe autori mësohet se kishin njohje me njëri-tjetrin, si edhe ishin miq. Të dy, sipas dëshmitarëve, e frekuentonin shpesh zonën e Ndroqit dhe lokalin ku ndodhi vrasja.
Sipas dëshmitarëve, mes autorit të krimit dhe viktimës ka pasur një debat, përpara se 26-vjeçari të qëllonte me armë zjarri në drejtim të “Daku”-t.
Raportohet se Julian Gjoshi ka qëlluar 5 plumba, por vetëm 3 plumba kanë kapur në trup 50-vjeçarin, i cili humbi jetën në vendngjarje.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, rezulton se disa ditë më parë ka pasur një sherr mes viktimës dhe autorit.
NJOFTIMI
Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 01.12.2024, ku rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç, ju informojmë se:
Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të Policisë së DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kontrolleve të shumta të ushtruara bazuar në inteligjencës policore, gjetjen dhe bllokimin e automjetit të dyshuar që kishte përdorur autori, si dhe bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur, autori i dyshuari u dorëzua në Polici.
Në vijim të veprimeve Specialistët për hetimin Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. Gj., 26 vjeç, banues në Shijak.
Për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për sigurimin dhe sekuestrimin e provave dhe kapjen e ndalimin e autorit, Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Tiranë, kanë punuar me profesionalizëm në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe strukturat e tjetra të Policisë së Shtetit.
Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor