Ekzekutoi pronaren me urdhër të burrit, burg përjetë autorit

Dënim maksimal për vrasësin e Suela Sulës. Ky ka qenë vendimi i dhënë nga Gjykata për Krime të Rënda për Fatjon Karmeshtnën, i akuzuar për vrasjen e Suela Sulës, në prill të 2016-ës. Krimi u bë me urdhër të bashkëshortit të Suelës, Sadetin Sula, i cili gjithashtu është dënuar me burgim të përjetshëm në një vendim të qershorit 2018.

35-vjeçari Fatjon Karmeshtna, baba i katër fëmijëve, më 18 prill 2016 ka mbytur me duar Suela Sulën në tualetin e mobilerisë së saj në Bushat të Shkodrës, me urdhër të bashkëshortit Sadedin Sula, nënë e tre fëmijëve.

Në provat kundër tij është edhe një regjistrim audio i bërë nga telefoni i viktimës. Në këtë material dëgjohet se si Sadedin Sula dhe i dënuari, Karmeshtna, flasin me njëri-tjetrin. Nga biseda rezulton se ata kanë një raport të ngushtë dhe Sadedin Sula dëgjohet të thotë së ka dyshime se e shoqja e tradhtonte dhe kishte frikë se do të ndahej dhe do t’i merrte gjysmën e mobilerisë.

Fatjon Karmeshtna ka qenë punëtor në mobilerinë familjes Sula dhe sherri i fundit mes dy bashkëshortëve ka qenë pikërisht për të. Suela i ka kërkuar Sadedinit që ta largojë nga puna, por kjo nuk është bërë dhe disa ditë më vonë ajo dyshohet se u mbyt nga 35-vjeçari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme