Ekzekutoi Saimir Jakun, vrasësi me pagesë Dorjan Keqi refuzon të zbulojë porositësit

Ndonëse kanë kaluar me shumë se 24-orë nga ndalimi i tij, Dorjan Keqi i dyshuar për vrasjen e ish-Drejtorit të OST për Veriun Saimir Jaku dhe plagosjen e shtetasit Gjergj Prenga, nuk ka folur për akuzat e ngritura ndaj tij.

40-vjeçari po mbahet në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe hetuesit kanë tentuar disa herë ta marrin në pyetje, por Dorjan Keqi ka refuzuar të flasë, duke deklaruar se do flasë në një moment të dytë. Dyshimet janë se ai bashkë me persona të tjerë janë paguar nga një grup kriminal, për të ekzekutuar ish-drejtorin e OST Saimir Jaku, por deri në këtë fazë hetimesh, pavarësisht dyshimeve nuk është arritur të provohet se kush mund të jenë porositësit e vrasjes.

Ndaj Dorjan Keqit janë ngritur akuzat “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”, ndërsa ai pritet të dalë të enjten në gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë. Ish-drejtori OST për veriun Saimir Jaku u ekzekutuar me 9-shtator të vitit 2016-të./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme