Elbasan: Autobusi përplas motoçikletën, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur sot në Elbasan.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi Ilias Xhika, 46 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë Cërrik, duke drejtuar mjetin autobus është përplasur me mjetin motor, drejtuar nga B.M, 66 vjeç, banues në fshatin Mollas Cërrik.

Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i motorit dhe bashkëshortja e tij B.M 60 vjeçe e cila ishte pasagjere në mjetin tip motor.

Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shkruan Lapsi.al.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme