Elbasani prej ditësh nën tymnajë, nis ndërhyrja me helikopter nga ajri

Pas orëve të tëra përpjekjesh nga toka, autoritetet kanë vendosur të përfshijnë helikopterët në operacionin për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit.


Sipas burimeve zyrtare, që prej orës 16:00 të pasdites së sotme, janë nisur ndërhyrjet ajrore mbi zonën e përfshirë nga flakët, me qëllim përshpejtimin e operacionit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit në shtresat e thella të mbetjeve.

Ndërhyrja nga ajri është bërë e domosdoshme për shkak të vështirësive në aksesin tokësor dhe intensitetit të flakëve, të cilat vijojnë të digjen pavarësisht përpjekjeve intensive në terren dhe hedhjes së mbi 10.500 metra kub dherash mbi zonën e djegur.

Situata konsiderohet kritike, ndërsa shtëllunga të dendura tymi janë shpërndarë në ajër, duke shtuar shqetësimet për ndotjen atmosferike dhe ndikimin e mundshëm në shëndetin e banorëve të zonës përreth.

Aktualisht, autoritetet nuk kanë dhënë ende një afat konkret se kur pritet të vihet nën kontroll i plotë vatra e zjarrit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme