Eleminimi i Edmond Papës! Andrew Bode lidhi pakt vëllazërie 3 javë para krimit, ekzekutimi i biznesmenit hakmarrje për Sançon

Andrew Bode , i dyshuar si ekzekutor i biznesmenit Edmond Papa, lidhi pakt vëllazërie 3 javë përpara se të kryente krimin, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Aleksandër Sadikaj, i njohur si Sanço.


Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me 30 vite burg për Boden në cilësinë e ekzekutorit dhe 25 vite burg për të pandehurin Albano Velo në cilësinë e bashkëpunëtorit në vrasjen e Papës, 3 vite më parë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në dosjen e prokurorit që evidenton provat për fajësinë e të pandehurve, është theksuar dhe momenti që konsiderohet si lidhje e vëllazërisë, mes të pandehurit dhe Adriatik Kalemit, kushëri i Aleksandër Sadikaj.

Edmond PapaEdmond Papa

“Të pandehurit janë lidhje e ngushtë shoqërore Adriatik Kalemit dhe e shtetasit Aleksandër Sadikaj, që u vra me 1 qershor 2022 në afërsi të TEG. Lidhjet shoqërore mes këtyre personave provohen ndër të tjera edhe nëpërmjet aktit të ekspertimit të aparatit celular të të pandehurit Albano Velo. Në celular është zbuluar një video e datës 27 nëntor 2022 në ku shfaqen i pandehuri Andrea Bode, Andrea Adriatik kalemi dhe Artur Kalemi, të cilët pijnë gjakun e njëri-tjetrit në formë vëllazërie”, thekson prokuroria. 3 javë pas kësaj ngjarje, mbrëmjen e 16 dhjetorit 2022, Edmond Para u vra verandën e një lokali të Kodra e Diellit, pranë shtëpisë së vëllait të tij Kristo Qirici.

Prokuroria evidenton edhe një tjetër video të zbuluar në celularin e Velos të datës 13 nëntor 2022 ku i pandehuri Andreë Bode dhe Adriatik Kalemi mbajnë në dorë një send në dukje armë zjarri pistoletë.

Dyshimet janë se Bode dhe Velo kanë vepruar për llogari të Adriatik kalemit, me të cilin kanë patur kontakte të vazhdueshme dhe lidhje të forta shoqërore me të. Ditën e ngjarjes rezulton se kanë frekuentuar vendet ku ai ushtron biznesin.

Prokuroria thotë se Bode dhe Velo e vëzhguan ditë të tëra viktimën, edhe kur ai drekonte, si dhe kur udhëtonte nga Lushnja ne Fier e anasjelltas.

Për të fshehur gjurmët Bode përdorte makina të marra me qira, ndërsa Velo të njëjtin automjet më targë të ndryshuara.

Sipas prokurorisë, pas arrestimit Velo ka tentuar të fshehë njohjen me Boden, por është tradhtuar nga telefoni, pasi gjatë këqyrjes së tij janë gjetur fotografi të shumta të të dyve dhe një fotografi e biznesmenit Edmond Papa.

Saga e hakmarrjes Sadikaj-Kalemi-Papa nisi pas ekzekutimit brutal me eksploziv të Aleksandër Sadikajt në afërsi të TEG në 11 qershor të 2022. Në dhjetor u ekzekutua Edmond Papa në shenjë hakmarrje.

Adriatik Kalemi i mbijetoi një atentati në Greqi, ndërsa I vëllai Zamiri një tjetër atentati në Tiranë. Verën e 2024, në një atentat në Memaliaj u vra Shyqyri Kalemi 70 vjeç, babai i vëllezërve Adriatik e Zamir Kalemi.

Viktima mbetën dhe kamarieri i lokalit Gledian Muka dhe klienti Marsel Çela, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me përplasjen mes palëve.

Si u vra Edmond Papa?

Edmond Papa 49 vjeç u vra në dhjetor 2022. Ai u qëllua në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”. 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra.

Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment një nga autorët ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri ndërsa në Tiranë ndodhej për të shoqëruar nënën për disa vizita mjekësore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme