Eljan Tanini emërohet drejtor i Arkivit Qendror të Filmit, Gonxhja: Artist që ndërthur artin me memorien kolektive


Eljan Tanini është caktuar në krye të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF). Emërimi u bë publik nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shpreh vlerësim për profilin e Taninit dhe i uron suksese në detyrë.

Artist pamor, gazetar dhe autor projektesh që ndërthurin artin me memorien kolektive,” shkruan Gonxhja, duke theksuar se Tanini “vjen me një profil të veçantë dhe një angazhim të hershëm në rrëfimin e Shqipërisë përmes historisë, nostalgjisë dhe arkivës vizuale.”

Sipas ministrit, emërimi i Taninit pritet të sjellë një vizion artistik dhe narrativ, i cili do të pasurojë rolin e AQSHF-së si një institucion kulturor me rëndësi historike dhe vizuale.

Gonxhja falënderoi gjithashtu Marinela Ndrian, drejtoreshën në largim, për kontributin gjatë viteve të fundit dhe i uroi suksese në detyrat e reja.

Postimi i plotë

Suksese Drejtorit të Ri të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Eljan Tanini!

Artist pamor, gazetar dhe autor projektesh që ndërthurin artin me memorien kolektive, Eljan Tanini vjen në krye të AQSHF me një profil të veçantë dhe një angazhim të hershëm në rrëfimin e Shqipërisë përmes historisë, nostalgjisë dhe arkivës vizuale. Nga krijimet murale e instalacionet publike, te kontributet në media dhe ekspozitat brenda e jashtë vendit, Tanini sjell një vizion artistik dhe narrativ që pasuron më tej rolin e këtij institucioni të rëndësishëm kulturor.

Falenderojmë gjithashtu znj. Marinela Ndria për kontributin dhe drejtimin e saj gjatë këtyre viteve dhe i urojmë suksese në detyrën e saj të re!

https://www.facebook.com/share/1C7C43gwX1/?mibextid=wwXIfr

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme