Elman Abule ofron lirim me garanci pasurore! Bektashi kërkon të njëjtën datë si për dosjen “Partizani”! Sula: Kam probleme shëndetsore, të paraqitem…

Në pritje të vendimit të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, janë zbardhur kërkesat e biznesmenëve të cilët janë të përfshirë në dosjen e SPAK.


Elman  Abule, i cili ndodhet nën masen e sigurisë “arrest në burg”, kërkoi heqje të masës përballë garancisë pasurore.

Fatmir Bektashi i ka kërkuar trupit të GJKKO-së që t’i caktohet e njëjta datë ne të cilën paraqitet edhe për dosjen “Partizani”.

Gentian Sula, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ka kërkuar që të paraqitet njëherë në muaj për shkaqe shëndetësore.

Ndërsa Meriman Palushi ka kërkuar heqje të masës së sigurisë ose qe të paraqitet 2 herë në muaj pranë godinës së posaçme.

Sakaq, avokatët e Veliajt kanë kërkuar lirim të tij me garanci pasurore, ndërsa për Ajola Xoxën është kërkuar “detyrim paraqitjeje”.

LEXONI EDHE: “I kam hyrë në hak familjes! Bashkëshortja ime është kryezonjë”- Zbardhen replikat në GJKKO! Veliaj: Është përndjekur në mënyrë perverse! Prokurori: Veshjet dhe bizhuteritë me kod…
Replikat në GJKKO 

Në fjalën e tij Veliaj tha: Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar. Unë jam kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës kam bërë detyrën time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë, edhe të diele, edhe për festa kam punuar. Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e  fëmijës tim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat  e fëmijës tek shtëpia e gjyshes. Bashkëshortja ime është krye Zonjë dhe është përndjekur në mënyrë perverse .

Këtu ka ndërhyrë prokurori qe i ka kërkuar të ruajë etikën në komunikim.

Replika e Veliajt ishte : Pse të dogji? Nuk përmenda emra dhe me këtë fjali kam parasysh median e politikën.

Prokurori u përgjigj: Sepse i ke shkruar ne facebook. Këtu nuk je në facebook ndaj përmbahu provave dhe fakteve. Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale buzëkuq dhe bizhuteri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme