Elon Musk do ta blejë Manchetser Unitedin?

Elon Musk interesohet për ta blerë Man Unitedin?

Musk mund të bëjë një ofertë për Manchester United, sipas Daily Mail.

Musk, i cili është CEO i kompanive të shumta duke përfshirë Space X, Tesla dhe Tëitter, besohet se po ‘monitoron nga afër’ situatën e pronësisë së Man Utd.

Pretendohet se ai po pyet nëse ka një mundësi në “Old Trafford” që nuk duhet ta humbasë.

Afati i fundit për ofertën për Manchester United është të premten. Burime pranë marrëveshjes thuhet se janë në dijeni të vëmendjes së tij, transmeton Klankosova.tv.

Sa është vlera neto e Elon Musk?

Musk nuk ka mungesë të parave në dispozicion të tij.

Ai është aktualisht personi i dytë më i pasur në botë dhe ka një pasuri neto prej 188.6 miliardë dollarë, sipas Forbes.

Musk bëri shaka se do ta blinte Unitedin në gusht.

“Gjithashtu, unë jam duke blerë Manchester United”, shkroi ai në Twitter.

Ai më vonë pretendoi se ishte një shaka, megjithëse ai deklaroi se nëse do të blinte ndonjë klub, ai do të ishte United.

“Jo, kjo është një shaka e gjatë në Tëitter. Unë nuk jam duke blerë asnjë ekip sportiv. Edhe pse, nëse do të ishte ndonjë ekip, do të ishte Man Utd. Ata ishin ekipi im i preferuar si fëmijë”, shtoi ai.

Sa para do të duhen për të blerë Man United?

Besohet se The Glazers kanë vendosur një çmim prej 6 miliardë funtee për të blerë Man Utd, ndërsa të tjerët e vlerësojnë klubin në 4.5 miliardë funte.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme