Elseid Hysaj mund të mbyllë vitin para kohe me Lazion dhe të kthehet vetëm në ditët e para të janarit përsëri në fushën e lojës.
Në Itali bëjnë të ditur se mbrojtësi kuqezi, mund të mos jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit që kanë lacialët në Serinë A për vitin 2021.
Por ekipit do t’i mungojë me shumë mundësi Immobile (i izoluar pasi ka rezultuar pozitiv ndaj COVID bashkëshortja e tij) si dhe Hysaj.
Mbrojtësi ka pasur probleme muskulore në kofshën e djathtë dhe nuk ka zhvilluar pjesën taktike të stërvitjes me ekipin, duke punuar veçmas.
Në këtë mënyrë, Hysaj shihet si një mungesë e sigurt për këtë ndeshje, pasi klubi nuk do të dëshironte kurrsesi që të rrezikonte gjendjen e tij.
Ndaj ai pritet të kthehet vetëm për ndeshjen e 6 janarit ndaj Empolit.



