Elvis Hoxha e fyen rëndë Ali Ahmetin, e quan debil

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, profesori Elvis Hoxha ka sulmuar ashpër liderin e BDI – së Ali Ahmetin lidhur me deklarimet e tij se ai bën tifo për Maqedoninë derisa në këtë ekip 25% e lojtarëve janë shqiptarë.

“Ali Ahmeti na paska thënë: Nëse në ekipin maqedonas 25% janë shqiptarë, atëherë jam me Maqedoninë.
E kuptoni besoj qartë politikën e udhëheqësve shqiptarë. Ata thonë: jemi me shqiptarët sa herë që ata të jenë pakicë. E kuptoni gjithashtu se jetëgjatësia e këtij soji udhëheqësi varet nga shuarja e dinjitetit të shqiptarëve në mercenarë. Sepse e kemi kollaj të shajmë Shaqirin që luan me Zvicrën, por nuk na shqetëson shumë fakti që gjenden 4 lojtarë për të luajtur me Maqedoninë. Këta janë mercenarët që ushqejnë debilin Ali Ahmeti. Katër psikopatë që i shërbejnë një budalli. Le ta votojnë budallën shqiptarët e Maqedonisë, sepse kështu mbeten racë e dorës së dytë, me vullnetin e tyre të plotë. Gruevskit nuk i lipset të ngrejë dorë mbi shqiptarët kur ka gjetë shqiptarin që të rrahë shqiptarin”, ka shkruar Elvis Hoxha në rrjetin e tij social.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme