Shkruan: Emad MEHMETI
Ndonëse zgjedhjet lokale përfunduan pritej një qetësi të mbërthej opinionin në vendin tonë, pas zgjedhjeve të vazhdueshme e të stërlodhshme për popullin. Në zgjedhje kishte ankesa të vazhdueshme si çdoherë për blerje votash, shantazh e kërcënime, megjithatë më shumë komuna fitoi BDI-ja.
Në kampin opozitar maqedonas ndodhi krejt e kunërta, me shumicë i fitoj zgjedhjet VMRO-DPMNE-ja, me çka me të drejt lindi kërkesa për të kërkuar rrëzimin e një qeverisje e cila tashmë kishte humbur legjitimitetin. E pas kësaj, “levic” e “desnic” u bënë bashkë për të firmosur mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, aty u mblodhën tok të gjithë opozitarët duke nënshkruar me vetëdije për një proces serioz ku pritej të ndodh ndryshimi i pushtetit. Ama, këtu filloj loja e pisët e metodave ballkanike qeveritare mesjetare, ku dikush thoshte se dinte se kur është nënshkruar, dikush u “kidnapua” vetvetiu, dikush tjetër shihte në “ëndrra” ç’farë talli me euro e dollarë mund të rrok nëse nuk e voton këtë mocion mosbesimi ndaj qeverisë LSDM-BDI.
Shumë deputetë opozitarë po bënin kalkulimet e tyre në një nismë që u pa se shumica dërrmuese e popullit e kërkonte, por ata treguan se votat i duan për vete – që të marrin diç për ta personalisht, e jo ashtu siç na thonë për zgjedhje se do jenë zëri i joni në Parlament. Sepse, ne i punësojmë dhe i dërgojmë ata të kryejnë obligimet me premtimet që na i japin, dhe jo e kundërta. Sidoqoftë, nisma për votimin kundër kësaj qeverisje dështoi, sepse intrigat politike dominuan e “kidnapimet” u pa se u inskenuan të mirëmenduara, nga qarqe të njohura e të panjohura. Dikush më pas e ndezi “duhonin”, i qetë, se do të vazhdonte të rrëmbejë edhe më tutje çka mbetur në grazhdin e pushtetit, edhe pse vendi shkon mbrapa ne shumë drejtime.
Si nisi të amortizohet opozita shqiptare nga BDI-ja e Ali Ahmetit?
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 Lëvizja BESA për të shpëtuar veten nga “zhdukja” politike shkoi në një listë me LSDM-në e Zoran Zaevit, me këtë në bashkëqeverisje më pas me BDI-në e Ali Ahmetit. Votat i morën duke sharë BDI-në, por kolltukun qeverisës e ndanë bashkë si për qejfi.
Por që të jemi të drejt duhet të rikthehemi në retrospektiv. Në vitin 2017 bashkëqeverisjes LSDM-BDI ju bashkangjit Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Ziadin Sela, normalisht në emër të “euro-integrimeve”, kështu duke harruar se te maqedonasit ndoshta kishte ardhur demokracia me LSDM-në, por te shqiptarët kishte ngelur diktatura që e quanin ata vetë BDI-në.
Ndodhi çka ndodhi për të mos marrë Ministrinë e Byrekut, Sela doli prej asaj qeverisjeje dhe u rikthye ne opozitë. Menjherë pas kësaj u bë pjesë e qeverisë “Alternativa” e Afrim Gashit, gjë që u pa se edhe kjo në saje të besimit për të bërë punë të mira, doli sheshazi se me BDI-në nuk mundet, ngase vetëm mund të dështosh. Me këtë sërish BDI doli e padëmtuar kurse opozita e humbur.
Edhe pse BESA thuhet që është përzënë nga qeveria e LSDM-BDI që para zgjedhjeve lokale, ajo e luajti shumë mirë rolin gjoja se ka dalë vetë nga aty. Mirëpo, lojtari Ali Ahmeti rri i qetë sërish! A e dini pse? Ngase ai herë e mer njërën parti opozitare në qeveri e herë tjetrën – për të dobësuar sa më shumë opozitën shqiptare dhe për të treguar se nuk kanë aspak qëndrueshmëri të besueshme në kauzat e tyre karshi opioninit.
Ndaj, kush nuk e ka kuptuar këtë leninizëm politik prej Ali Ahmetit jo të vërtetit ndaj opozitës shqiptare, dhe të vërtetë ndaj partisë së tij, do ta paguajë shtrejt çmimin e vetë subjektit politik opozitar, që do mund të bëhet pjesë e qeverisjes – që të harxhon si t’ia dojë qejfi.
Opozita ka djegur shumë shanca dhe ka humbur, por tash janë bërë shumë vite kur edhe mbase kanë pjekurinë e duhur se si duhet të vazhdojnë më tutje, qoftë të ndarë, qoftë të bashkuar, nëse e kanë kundërshtar BDI-në nuk duhet të bëhen pjesë e lojës së saj, normalisht nëse e kanë sinqerisht këtë çështje. Mirëpo, asnjë parti opozitare shqiptare nuk duhet të harroj se kjo qeveri edhe nëse vazhdon do e ketë jetën sumë të shkurtër, ndërkaq çdonjëra që hyn në qeverisje BDI-LSDM do na tregon se ata demokracinë e munguar te shqiptarët nuk e ndjenjë si detyrim që ta heqin sa më shpejtë, por e shohin si kartë për ta përdorur për të marrë votat tona që u hap rrugën drejt pushtetit./sakte.net