Emad Mehmeti: O idiotë, a keni mëshirë, a jeni të vetëdijshëm se u shuan jetë e ëndrra njerëzore!

Shkruan: Emad Mehmeti

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Transportit, #RufatHuseini: Autobusi nëse s’ka pasur licencë nuk është dashur të dilte jashtë vendit!

Edhe një “gazetar” funksionarë i pushtetit del me deklaratë të budallaftë. Ku keni qenë ju si inspektoriat të bëni kontrollet e nevojshme për licenca, apo i keni mbyllur sytë përballë “elementit korruptues”, që përmendi “analisti” tjetër i pushtetit #ArtanGrubi?! Përndryshe shpesh edhe mosveprimo sjell tragjedi, apo “korrupsion pasiv” nëse nuk e keni dëgjuar, e mund ta keni praktikuar.

O idiotë, a keni mëshirë, a jeni të vetëdijshëm se u shuan 46 jetë e ëndrra njerëzore! Para se të deklaroni pritni të dalin hetimet finale (nëse nuk keni futur hundët për t’i devijuar si në shumë raste), mirëpo jo të mundohi të na hidhni hi syve palidhje gjoja të zbutni opinionin.

Se a e kanë patur të shkruar të shkojnë në botën e përtejme ajo është puna e Zotit, por ju si institucione duhet t’i ndërmerrni të gjitha masat e nevojshme për t’i evituar në maksimum këto ngjarje, të cilat janë shpeshtuar shumë për një shtet të vogël si i joni: “Llaskarca – Durmo”, “Spitali Modular Tetovë”, etj.

Dhe jo të dilni të flisni paçavure me demek të fshehni gjurmët e përgjegjësisë, se shumë nga ju para se të shprehnit mendimet si “analistë” duhej tashmë të keni qenë në polici e prokurori – të jepnit llogari, mbase edhe burgjeve, e jo të llomotitni gjëra koti!/sakte.net

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme