Emblema të ushtrisë serbe, shkronja “Z”, e mbishkrim të Wagner i gjenden në veturë dy serbëve në Leposaviq

Një shtetasit të Serbisë gjatë kontrollit në veturën e tij i janë gjetur dhe konfiskuar një boks hekuri, dy emblema të ushtrisë serbe dhe një shkop besjbolli, ndërsa te pasagjeri tjetër (serb kosovar), është vërejtur një bluzë me mbishkrim të shkronjës ,, Z’’, ndërsa në pjesën e prapme të shpinës me mbishkrim e grupit WAGNER.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:10, në Leposaviq.

Rasti është cilësuar si “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar”.

“Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, shtetas i Serbisë duke drejtuar automjetin e tij ku gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar: një boks hekuri, dy emblema të ushtrisë serbe dhe një shkop besjbolli, ndërsa te pasagjeri mashkull serb kosovar,  është vërejtur një bluzë me mbishkrim të shkronjës ,Z’, ndërsa nga mbrapa – shpinë me mbishkrim e grupit WAGNER”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme