Ministria e Shëndetësisë njofton se për shkak të skadimit të mandatit në periudhën parazgjedhore, në 3 institucione shëndetësore publike zhvillohen konkurse për përzgjedhjen e 4 pozitave për drejtorë.
Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile – Shkup, për drejtor të ri mjekësor, sipas dokumenteve të dorëzuara pas konkursit, është përzgjedhur doktori Fadil Cana.
Në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike – Shkup, pas konkurseve të zhvilluara drejtoreshë mjekësore është emëruar Viktorija Jovanovska, ndërsa drejtor organizativ Jeton Shaqiri.
Në Klinikën për Psikiatri, drejtor mjekësor është emëruar Stojan Bajraktarov.
Të gjithë drejtorët e emëruar të institucioneve shëndetësore publike janë ekspertë në fushën e tyre dhe kanë përvojë shumëvjeçare.