Presidenti Ilir Meta i ka rrëzuar sot të gjitha deklaratat propagandistike të qeverisë dhe sukseset e Kryeministrit Edi Rama duke nxjerrë në pah rritjen e madhe të kërkesave për azil ekonomik nga shqiptarët në vendet e BE dhe duke thënë se një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, irakian dhe afgan.
Në këtë këndvështrim, Meta i ka bërë thirrje qytetarëve se është koha për menduar dhe vepruar, thirrje që vjen pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.
Meta shkroi në FB: “Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile. Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, irakian dhe afgan.