“Emigrantët të bëhen pjesë e ndryshimit”- Gjekmarkaj për zgjedhjet e 2025: Shqipëria i ka sytë edhe nga ju për t’u ndarë nga e keqja!

Drejtuesi politik i PD, i qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar sot një takim me banorët e Milotit.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gjemarkaj ndan me ndjekësit e tij çështjet që u diskutuan në takimin me demokratët e Milotit, ku morën pjesë ndër të tjera edhe deputetja Elda Hoti, Kastriot Piroli dhe kryetari i PD-së të Kurbinit, Edmond Shkoza.

Gjekmarkaj thotë e rrotacioni dhe ndryshimi janë ajo çka pritet nga zgjedhjet parlamentare të 2025.
Demokrati nuk la pa përmendur edhe kontributin e emigrantëve në këto zgjedhje. Gjekmarkaj thotë se vota e tyre “mund të ndihmojë Shqipërinë të ndahet nga e keqja”
“Emigrantët e shumtë nga Miloti e kudo në botë do të bëhen pjesë e ndryshimit. Secili do të sensibilizojë tjetrin. Shqipërua i ka sytë edhe tek ata për tu ndarë nga e keqja”, shkruan Gjekmarkaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Këtë pasdite në Milot/ Së bashku me deputetët znj.Elda Hoti, z.Kastriot Piroli dhe Kryetarin e PD-së Kurbin, z.Edmond Shkoza, u takuam me demokrat e qytetarë të kësaj zone.
Tregues i etjes për ndryshim, ishte pjesmarrja e madhe dhe dëshira për të diskutuar, propozuar e mbi të gjitha për të ndryshuar.
Një klimë të re ka inspiruar fitorja e Donald Trump në Amerike, rezolutat e CDI-së dhe PPE-së në favor të PD-së, integriteti i Gjyaktës së Strasburgut dhe mbi të gjitha liria e Sali Berishës si një kauzë e së vërtetës, politikës dhe e moralit e fituar!

Ne e bazojmë gjithçka tek komunikimi njerzor dhe historia jonë në këtë fushatë jo tek luksi, super luksi apo paratë e vjedhura me skandale!
Të gjithë duan të flasin kundër korrupsionit, keqeverisjes së Edi Ramës, kundër një pushteti arrogant e linçues ndaj qytetarve që i mban nën patronazhim dhe i dëbon nga vendi duke shkretuar Shqipërinë!

Emigrantët e shumtë nga Miloti e kudo në bot do të bëhen pjesë e ndryshimit. Secili do të sensibilizojë tjetrin. Shqipërua i ka sytë edhe tek ata për tu ndarë nga e keqja!
Ne Milot s’ka punë, ka mungesë të shërbimeve imediate, tregu në kushte skandaloze, s’ka perspektivë, ka vetëm braktisje e harresë nga Bashkia e Kurbinit. Heqje asistencës sociale e kërcënim për heqje të saj! Pazari i Milotit një pikë historike tregtie në gjendje të vajtueshme! Por, gjithsesi me dinjitoz se pazaret e qeverisë!
Zgjidhja, është programi emergjent i PD!

Pensione jo nën 200 euro!
Minimum jetik 200 euro!
Rrogë minimale 500 euro!
Rrogë mesatare 1200 euro!
Mbështetje 160 milon euro për bujqësinë!
Rrogat më të lartat në rajon për mësuesit, pedagogët dhe mjekët!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme