Emisarët special të Macronit dhe Merkelit me mesazh për Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim një delegacion franko-gjerman, i përbërë nga këshilltari i kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe të presidentit francez Emmanuel Macron, Emmanuel Bonne.

Misioni i tyre në agjendën e takimeve me Qeverinë e Kurtit dhe liderëve të vendit është zhbllokimi i bisedimeve me Serbinë si dhe mbështetja për marrëveshje përfundimtare.

Mesazhi kryesor është heqja e tarifës 100% si dhe shpalosja e qëndrimeve të dy liderëve më me ndikim në BE, Macron dhe Merkel.

Emisarët special do të priten në takim edhe nga presidenti, Hashim Thaçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme