(EMRA & FOTO) Dhuna barbale ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, policia zbardh ngjarjen! Arrestohen 4 autorët e përfshirë në aktin kriminal

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku u sulmua Sokol Mëngjesi, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha. Janë arrestuar katër persona nga uniformat blu, të dyshuar si të përfshirë në ngjarjen e rëndë.


Të arrestuarit janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia

Gazetari Igli  Çelmeta ka siguruar fotot e personave të arrestuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:30 në zonën e ish-bllokut në kryeqytet, kur pasi ka çuar fëmijën e tij në kopsht, është përballur me tre persona të cilët e kanë sulmuar avokatin me sende të forta.

Sipas dëshmitarëve, Sokol Mëngjesi për shkak të goditjeve është rrëzuar duke u përplasur kështu me trotuarin.

Avokati i ish-kryeministrit ka marrë fraktura në zonën e ballit dhe pas kokës, ashtu sikurse ka dëmtime të tjera të rënda në trup.

Aktualisht Mëngjesi ndodhet në intubim për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetsore.

Rasti ka sjellë e reagime të shumta nga politika.

Vajza e ish kryeministrit Berisha, Argita Malltezi e vizitoi në spitalin e Traumës ndërkohë nga Rithemelimi, zëdhënësja Floriana Garo tha se autorët janë urdhëruar nga Edi Rama për të sulmuar avokatin e Berishës, dhe siç thekson – kryeministri do të mbajë përgjegjësi personale për këtë akt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme