Mësohet se Bujar Rika është 60-vjeçari i cili mbeti viktimë e aksidentin të sotëm (12 shtator) në Korçë, pasi u përplas për vdekje nga një automjet.
Ndërkohë është zbuluar se drejtuesi i automjetit që përplasi 60-vjeçarin është identifikuar si shtetasi Sokol Çita, 35-vjeç.
35-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:30, në aksin dytësor “Ravonik-Qatrom”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin B. R., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.