EMRAT/ Aksidenti në Shkodër, ndërron jetë në spital drejtuesi i motorit! Në pranga shoferi i makinës

Drejtuesi i motorit, i cili u përplas paraditen e sotme nga një automjet, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e lëndimeve të marra.


Blutë e Shkodrës kanë arrestuar drejtuesin e automjetit i cili dhe shkaktoi aksidentin. Në pranga ka rënë shtetasi Xhovan Palaj,31 vjecc, ndërsa ka ndërruar jetë shtetasi Paulin Pashuku, 45 vjeç.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00 në fshatin Darragjat. Sipas njoftimit të policisë, 31 vjeçari humbi kontrollin e automjetit, e për pasojë përplasi 45 vjeçarin.

LEXONI EDHE: Humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi një motor, transportohet në spital me lëndime një 45-vjeçar në Shkodër

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, për një aksident në fshatin Darragjat, ju informojmë se: Në përfundim të veprimeve të para procedurale, Specialistët e  Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor,” shtetasin Xh. P., 31 vjeç.

Automjeti që drejtohej nga 31 vjeçari është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi P. P., 45 vjeç. Si pasojë e përplasjes shtetasi P.P., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës”, thote policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme