EMRAT/ Arrestimi i të “fortit” të Sukthit, zbardhet bashkëpunimi me ish-shefin e krimeve! Efektivi i nxori në pritë “Akilin” për ta eliminuar

Pak orë pas arrestimit të të ashtuquajturit i “forti i Durrësit”, mësohet se Kep Arapi ka dalë në Sky Ecc në biseda me ish-shefin e komisariatit të Shijakut, Dedan Gjoni, aktualisht i arrestuar për një tjetër vepër penale.


Neës 24 raporton se nga hetimet ka rezultuar se Dedan Gjoni ishte përfshirë grup kriminal në tentativë për të vrarë një person, i cili ishte në përplasje të forta me Kep Arapin, i përfshirë në veprimtari kriminale. Pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal, i kanë kërkuar Dedan Gjonit që të nxirrte në pritë Xhevdet Plakun, i cili njihet edhe me nofkën “Akili”, me qëllim për ta vrarë.

Sipas të dhënave, në kohën kur drejtonte Komisariatin e Shijakut, e ka thirrur këtë person në komisariat gjoja për ta marrë në pyetje.

Sipas të dhënave, ish-punonjësi i policisë, Dedan Gjoni, e ka thirrur në komisariat dhe më pas Gjoni ka lajmëruar anëtarët e grupit kriminal duke u nisur foto dhe orarin dhe në këtë mënyrë ka nxjerrë në pritë shënjestrën, i cili fatmirësisht ka arritur t’i mbijetonte atentatit.

Rezulton po ashtu se urdhri për të kryer këtë krim të rëndë është dhënë nga Holanda dhe dyshohet se lidhet me prishjen e pazareve të drogës. Burime zyrtare të policisë së shtetit bëjnë me dije se ndaj Dedan Gjonit është ngritur një akuzë të re dhe se Prokuroria ka kërkuar masë të re sigurie për të. Aksioni është duke vazhduar dhe pritet të jepen detaje zyrtare nga policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme