Emrat e 16 protestuesve të arrestuar nga protesta në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 16 persona pas protestës së opozitës të shtunën para Kryeministrisë. Në pranga ranë ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, Sajmir Rexhepi njohur me pseudonimin “Ujku i Cërrikut”, dhe protestues të tjerë të opozitës të cilët dëmtuan dy vepra arti pranë Kryeministrisë, markizën dhe “kërpudhën”.

Të arrestuarit
Florenc Hoxha, Emnauel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Gjini, Resul Daci, Suzana Dimushi, David Linati, Hasan Jakupi, Ilir Hamedini, Festim Taku, Sajmir Rexhepi, Mitat Fieraku, Lefter Jakupi, Pellumb Sheluka, Veljan Dine, Ndue Tuci. Emrat e 16 te arrestuarve per protesten me 4 akuza kundershtim policesh demtim prone me dashje proteste pa leje prishke qetesis publike. Masat e sigurisë ndaj tyre do të jepen nesër në orën 10:00 me gjyqtare Rexhina Memlika.

Mes të arrestuarve ishte edhe një 80-vjeçar nga Lezha, i cili më tej u lirua pasi d do të hetohet në gjendje të lirë për shkak të gjendjes parlamentare. Ndue Fuga nga Fishta e Lezhës, të shtunën arriti që të hipte mbi skelën e vendosur në hyrjen e Kryeministrisë, teksa valëviste flamurin kuqezi duke shpallur ‘fitoren’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme