Emrat e personave tjerë që u kapën dje me Kastriot Shalën

Në orët e pasditës së djeshme është arrestuar edhe i shumëkërkuari nga policia Kastriot Shala, që dyshohet të këtë qenë i përfshirë në disa raste të grabitjeve të armatosura në Kosovë.

Arrestimi i tij ka ndodhur në Hajvali të Prishtinës pas orës 15:00 derisa po lëviste me veturë të tipit Golf 7, raporton GazetaBlic.

Bashkë me të siç merr vesh “Gazeta Blic” janë arrestuar edhe tre persona tjerë që ndodheshin nën shoqërinë e tij, dy prej tyre meshkuj dhe një femër.

“Gazeta Blic” ka zbuluar identitetin e tre të arrestuarve, të cilët janë Arbnora Bunjaku, Rinor Demi dhe Etnik Hyseni.

Jozyrtarisht “Gazeta Blic” merr vesh se e arrestuara Bunjaku, është në lidhje dashurie me të shumëkërkuarin Shala.

Pas këtij arrestimi, Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari Kastriot Shala, ka qenë në posedim të një arme me një karikator në brez.

I arrestuari Shala dy ditë më parë kishte tentuar të kryente edhe një vjedhje në Matiqan, por nuk e kishte arritur qëllimin.

“Në orët e pasdites së djeshme në rrugën “Muharrem Fejza” në Matiqan, i dyshuari K.SH dyshohet se në bashkëpunim me disa persona tjerë ka tentuar ta kryej një grabitje të një automjeti. Të njëjtit dyshohet se me forcë kanë tentuar ta grabisin automjetin mirëpo nuk kanë arritur dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, ka njoftuar policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme