Tre persona kanë rënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi vodhën një automjet, në një garazh në rrugën “Tre Dëshmorët”, në Yzberisht.
Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Ambri Taga, Arlindo Taga dhe Kostandin Bregu.
Ndërkohë një 27-vjeçar banues në Shijak, me iniciale A.T., u procedua në gjendje të lirë për për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale D. T., që dyshohet i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Kostandin Bregu ka dashur që t’i shesë automjetin e vjedhur shtetasit A. T., banues në Shijak, i cili dhe pse ka patur dijeni që automjeti është i vjedhur, nuk e ka kallëzuar atë pranë organeve kompetente.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “GLK”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë. Vodhën një automjet, në një garazh në rrugën “Tre Dëshmorët”, në Yzberisht, arrestohen 3 shtetas.
Procedohet në gjendje të lirë një shtetas, për moskallëzim krimi, si dhe punohet për kapjen e një shtetasi tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të autorëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “GLK”. Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit A. T., 27 vjeç, A. T., 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe K. B., 33 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. T., 27 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, dhe po punohet për kapjen e shtetasit D. T.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se më datë 09.10.2024, shtetasi A. T., 27 vjeç, ka vjedhur një automjet tip “Benz”, në një garazh në rrugën “Tre Dëshmorët”, në Yzberisht. Shtetasi A. T., 29 vjeç, e ka shoqëruar me një automjet tjetër para, si dhe pas kryerjes së vjedhjes ka shoqëruar automjetin e vjedhur dhe kanë lëvizur të dy automjetet bashkë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi K. B., ka dashur që t’i shesë automjetin e vjedhur shtetasit A. T., i cili dhe pse ka patur dijeni që automjeti është i vjedhur, nuk e ka kallëzuar atë pranë organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë.