EMRAT/ I dehur e nën efektin e drogës, 24 vjeçari shqiptar aksidentohet me makine e shkakton vdekjen e partneres së tij! Mbetet e lënduar foshnja 6 muajsh

Një aksident i rëndë është shënuar në Itali, nga një i ri me origjinë shqiptare, i moshës 24 vjeç, i cili ndodhej në gjendje të dehur . Për pasojë, ndërroi jetë partnerja e tij, Mariagrazia Bedin, 24 vjeç, me origjinë Sabaudia.


Mediat italiane raportojnë se foshnja 6 muajsh që ndodhej në mjet me çiftin ka mbetur e lënduar,  ndërsa dy fëmijët më të mëdhenj ndodheshin me gjyshërit e tyre, të cilët ishin me makinë, pas mjetit të 24-vjeçarit të identifikuar si Ali Hoxha.

Në rrugën Sant’Anastasia, papritur Hoxha ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga, duke u përmbysur. Menjëherë kanë ndërhyrë ambulancat e 118, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje së bashku me zjarrfikësit për nxjerrjen e të plagosurve nga mjeti.

Për fat të keq, megjithatë, për nënën e re nuk kishte mbetur asgjë për t’u bërë. Ndërsa fëmija e tyre dhe po ashtu motra e viktimës që ishte në mjet me ta ndodhet në spital.

Në spital përfundoi edhe 24-vjeçari, i cili iu nënshtrua, si zakonisht, testeve toksikologjike dhe alkomateriale, ndaj të cilave doli pozitiv.

I riu u shoqërua nga efektivët e policisë rrugore të Formisë për në shtëpinë e tij dhe iu nënshtrua arrestit shtëpiak.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme