Është zbardhur sulmi me eksploziv që iu bë një zyrë noteriale në zonë e ish-bllokut në Tiranë.
Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një deklaratë për mediat, bëri me dije se janë arrestuar persona e përfshirë në këtë sulm.
Bëhet fjalë për shtetasit; Rald Zefi, Krado Katana dhe Eno Flamuraj.
Ndërkohë u shpallën në kërkim dy shtetas të tjerë.
Sakaq, ka dyshime se personat në fjalë ishin paguar për të kryer këtë akt kriminal, ndërsa dyshohen dhe për një tjetër vënie eksplozivi.