Dy vëllezër janë arrestuar nga policia në Roskovec, pasi u kapën në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar.
Në pranga kanë rënë Endri Ajdini dhe Igli Ajdini, të cilët akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Operacioni u zhvillua në kuadër të planit kombëtar “Koordinata”, në vendin e quajtur “Toka e zezë”, ku u zbuluan dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies 65 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Sipas njoftimit zyrtar, vëllezërit Igli Ajdini, 35 vjeç dhe Endri Ajdini, 28 vjeç, banues në Roskovec, u ndaluan nga efektivët e Stacionit të Policisë Roskovec gjatë kontrolleve të ushtruara në bazë të informacioneve operative.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për vijimin e veprimeve ligjore.
Njoftimi i policisë
Roskovec/Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
U kapën në flagrancë, në vendin ku kishin kultivuar bimët narkotike, arrestohen 2 shtetas (vëllezër).
Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.
Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Për rastin u vunë në pranga shtetasit I. A., 35 vjeç dhe E. A., 28 vjeç, vëllezër, të dy banues në Roskovec.
Ata u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Toka e zezë”, ku kishin kultivuar 65 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.