EMRAT/ Katër vdekje brenda pak orësh! Dy minatorë, një punonjës ndërtimi dhe një shofer ndërrojnë jetën në Shqipëri

Një bilanc tejet negativ është shënuar të shtunën në vendin tonë, përsa i përkt humbjeve të jetëve si pasojë e aksidenteve të ndryshme. Brenda pak orësh kanë ndodhur katër raste, të cilat kanë rezultuar fatale për katë qytetarë.


Tiranë/ Bie nga lartësia duke punuar, vdes 46-vjeçari

Që në orët e para të paradites, një punëtor ndërtimi ra nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ndërroi jetë. Qytetari që humbi jetën quhej Gjovalin Pepa dhe ishte 46 vjeç. Ai ndodhej në rrugën “28 Nëntori” në kryeqytet para ngjarjes.

Tropojë/ Shembet galeria e kromit, ndërrojnë jetë 2 persona. 2 të tjerë bllokohen nën tokë

Galeria e kromit në fshatin Lajthizë, Tropojë është shembur mesditën e sotme. Viktima të këtij aksidenti kanë mbetur Adil Dauti, 41 vjeç dhe Afrim Zhutaj, 40 vjeç, të dy banues në Tropojë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, shembja ndodhi rreth orës 11:55. Fillimisht, u raportua se jetën e kishte humbur vetëm 41-vjeçari, ndërsa dy punonjës të tjerë kanë mbetur të bllokuar brenda në minierë.

Tepelenë-Përmet/ Benzi del nga rruga, humb jetën drejtuesi 30-vjeçar

Një aksident ka  ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Përmet. Policia bën me dije se në afërsi të fshatit “Varibop”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Sh. Ç., 30 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi Sh. Ç, si dhe është dëmtuar shtetasi A. Ç., 22 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme