EMRAT/ Lejuan zhvillimin e aktivitetit të kultivimit të bimëve narkotike, AMP-ja ndalon 4 punonjës të policisë së Peqinit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar 4 punonjës të uniformave blu të Peqinit, pasi lejuan zhvillimin e aktivitetit të kultivimit të lëndëve narkotike për një shtetas.


Janë ndaluar efektivët:

  • Shkelzen Xhameta, me detyrë shef seksioni i hetimit të krimeve në volum.
  • Sefer Dushku,  me detyrë specialist i hetimit të krimeve.
  • Arben Koseni, me detyrë specialist i hetimit të krimeve.
  • Aranit Koni,  me detyrë ndihmës specialist i policimit në komunitet.

Ndaj tyre është ekzekutuar masa e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Efektivët akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sipas njoftimit të AMP-së, shefi i Seksionit të hetimeve të krimeve në volum, në bashkëpubim me tre vartësit e tij,  kanë konstatuar se në banesën e shtetasit R.B., kultivohej bimë narkotike të llojit kanabis sativa dhe nuk ndërmorën asnjë veprim konkret ndaj dy rasteve lidhur me këtë shtetas.

Sakaq, më 13 shtator, shtetasi R.B., është arrestuar nga uniformat blu të Elbasanit për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur bimë të llojit kanabis sativa.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore shprehet se hetimet vazhdojnë për gjetjen e punonjësve të tjerë të cilët janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

NJOFTIMI I AMP-së:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ( Rajoni Elbasan – Korçë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 4 punonjësve të Komisariatit të Policisë Peqin të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

➡️ Komisar Sh.Xh., me detyrë shef seksioni i hetimit të krimeve në volum.
➡️ N/Komisar S.D., me detyrë specialist i hetimit të krimeve.
➡️ Inspektor A.K, me detyrë ndihmës specialist i hetimit të krimeve.
➡️ Inspektor A.K., me detyrë ndihmës specialist i policimit në komunitet.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas hetimeve të kryera me metoda speciale, ku ka dyshime të arsyeshme bazuar mbi prova për përfshirjen e punonjësve të policisë në shpërdorim detyre, duke lejuar me veprime dhe mosveprime konkrete zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike të dy rasteve në banesën e shtetasit R.B.

Në datën 13 shtator ky shtetas është arrestuar nga DVP Elbasan për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur bimë të llojit kanabis sativa.

Hetimet vazhdojnë për përfshirjen dhe të punonjësve të tjerë në këtë aktivitet kriminal.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Për ankesa me Whatsapp 0694151511

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme