EMRAT/ Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, arrestohen në flagrancë 6 punonjës të një call-center në kryeqytet

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, pasi akuzohen të kenë mashtruar me call-center shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive.


Në pranga janë vënë: Algert Kamberi, Stiven Serani, Stefi Mançi, Ervis Haxhiu, Bernard Islamukaj, Serxho Lleshi, ndërsa një tjetër i është nënshtruar hetimit.

Ambientet e call-center ndodhen në në rrugën “Dritan Hoxha”, ku dhe 6 personat u arrestuar në flagrancë gjatë kohës që mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive me qëllim për të rimarrë paratë që këta kishin humbur më parë po me të njëjtën mënyrë mashtrimi.

Kujtojmë që edhe dy dite me parë policia zhvilloi një operacion duke goditur nje call center, me te njejtin aktivitet. Policia vuri në pranga administratorin e ambientit ku zhvillohej aktiviteti.

Njoftimi: 

Finalizohet një tjetër operacion nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DPPSH, nën drejtimin e Prokurorisë.

Si rezultat i operacionit “Location 1” zbulohet një tjetër ambient i përshtatur si call-center, me anë të cilit mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.

Vihen në pranga 6 shtetas si dhe procedohet 1 tjetër.

Sekuestrohen pajisje kompjuterike, aparate celulare dhe prova të tjera materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike nën drejtimin e Prokurorisë, falë inteligjencës policore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Location 1”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. K., 25 vjeç, S. S., 26 vjeç, S. M., 22 vjeç, E. H., 30 vjeç, B. I., 25 vjeç dhe S. Ll., 29 vjeç, të 6 banues në Tiranë. Procedohet penalisht shtetasi M. D., 20 vjeç.

Këta shtetas gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, janë kapur në flagrancë gjatë kohës që mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive me qëllim për të rimarrë paratë që këta kishin humbur më parë po me të njëjtën mënyrë mashtrimi. Këtë aktivitet e ushtronin në ambientin e përshtatur si call-center në rrugën “Dritan Hoxha”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme