Të tjera detaje janë mësuar rreth ngjarjes që tronditi qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme (28 dhjetor), ku 26 vjeçari, i cili pasi tentoi të futej me automjet në një rrugë të bllokuar u ndalua nga punonjësit e policisë, duke bërë që i riu të dalë nga makina dhe të grushtoi një prej efektivëve, Shkëlqim Jahelezin.
Pasi u qëlloi me grusht, efektivi i policisë në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke plagosur 26-vjeçarin në këmbë, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se personi i plagosu në Fier është me precedent kriminal.
Në 31 gusht 2019, pas 1 konflikti mes dy familjeve, nga e cila mbeten të dëmtuar me sende të forta dhe mjete prerës, katër shtetas, shtetasi D.B., ka marrë armën e shërbimit një prej punonjësve të Policisë që po ndihmonte të plagosurit të futeshin në urgjencë, dhe ka plagosur me këtë armë një prej familjarëve të palës tjetër.
Njihet e si person problematik në fushën e konflikteve.
Kujtojmë që efektivi i policisë, pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore është dërguar në komisariat për veprime të mëtejshme, veprime të cilat po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyerjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për të shmangur konfliktin e interesit.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti.
Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar.
Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë.
Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit.
Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje.