EMRAT/ Përfitoi 180 mijë euro cash brenda një muaj/ Sekuestrohen 6 apartamente dhe 6 automjete të punonjëses së shtetit me 61 mijë lekë rrogë! Ja burimi i pasurive të saj

Një ditë më parë Prokuroria e Tiranës njoftoi sekuestrimin e pasurive të Irma Hasanit, punonjëse në “Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare”, pasi dyshohet se e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e vëllait të saj, Oltion Hasani.


Uniformat blu kanë finalizuar operacionin e koduar “Immediate”, për sekuestrimin e këtyre pasurive.

Konkretisht janë sekuestruar 6 apartamente dhe 6 automjete, që kapin vlerën e 750 000 euro.

Oltion Hasani ka qenë i dënuar në vitin 2020 për vepra penale në fushën e narkotikëve në Britaninë e Madhe.

Ditën e djeshme organi i akuzës bëri me dije se punonjësja e shtetit, Irma Hasani, e cila me një pagë bruto 61.000 lekë, nuk e justifikonte blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.

Sipas Prokurorisë, brenda një periudhë një mujore Irma Hasani ka përfituar në llogarinë e saj vlerën 180.000 euro cash ose nëpërmjet transfertave bankare, nga ish-kunati, tezja apo njerëz të tjerë të afërt.

Nga fondet e kredituara ne llogari, vlera 160.000 Euro është tranferuar nga punonjësa e shtetit në llogarinë e noterit me qëllim blerjen e një pasurie të llojit apartament. Ndërsa ka në pronësi edhe pesë prona të tjera tê paluajtshme dhe 6 automjete.

Duke ju referuar kontratave noteriale të blerjeve të pasurive të paluajtshme dhe pasurive të luajtshme (automjeteve relativishit të shtrenjta) dhe huadhënieve të vlerave monetare, vërehet se këto janë nënshkruar pothuajse të gjitha në harkun kohor të viteve 2022-2024, pas arrestimit të vëllait të saj me iniciale O.H. më 23 korrik 2021 për vepra penale në fushën e narkotikëve.

NJOFTIM

Tiranë

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Immediate”.

Sekuestrohen pasuri me vlerë 750 000 euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e një 37-vjeçari.

Në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Tiranë,u zhvillua operacioni policor i koduar “Immediate”.

Në zbatim të këtij procedimi u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vendosjen e sekuestros ndaj pasurive të paluajtshme e të luajtshme, në emër të shtetasve O. H., 37 vjeç, dhe I. H., 41 vjeç, konkretisht 6 apartamente dhe 6 automjete.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e kryer nga shtetasi O. H., i cili në vitin 2020 ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Britaninë e Madhe.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme