Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e rrugës kombëtare Cërrik – Gramsh, në afërsi të fshatit Shtëpanjë, ku u përplasën dy kamionë, njëri nga të cilët përfundoi jashtë rruge.
Nga përplasja ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit me targë AA 846ZX , 32-vjecari Vilson Muça.
Drejt vendit të ngjarjes shkuan ekipi i urgjencës së spitalit të Gramshit, i cili i dha ndihmën e parë të dëmtuarit, i cili më pas u dërgua në Spitalin Rajonal të Elbasanit
Në vendin e ngjarjes më pas ishin edhe ekspertët e qarkullimit rrugor për të kryer veprimet proceduriale si dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ku u konstatua se Selman Hazizolli ,drejtues i automjetit tip Benz kamion me targë AA 354VG, rezultoi i dehur.