EMRAT/ Plagosja e 23-vjeçarit në Pogradec, zbardhen detaje: Autori u fut në berberhane dhe e sulmoi me mjet prerës, i riu pëson çarje në kokë dhe krah

Një sherr me mjet prerës ka ndodhur mes dy të rinjve në Pogradec, ku ka mbetur i plagosur 23-vjeçari Nikola Agolli.


Burime bëjnë me dije se është shpallur në kërkim nga policia autor i dyshuar, i identifikuar si Sindi Syzo.

Mësohet se Sindi Syzo është futur në berberhane ku ka gjetur të dëmtuarin Nikola Agolli, i cili ka qenë duke u qethur. Me një mjet prerës ai e ka sulmuar të riun, pa patur asnjë konflikt mes njëri tjetrit.

Sindi Syzo është larguar me njëherë nga vendngjarja ku është shpallur edhe në kërkim nga policia, ndërsa gjendja e Nikola Agollit është jashtë rrezikut për jetën pasi ka pësuar disa çarje në kokë dhe krah.

Mësohet se Sindi Syzo është një person problematik që njihet edhe nga policia e Pogradecit, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e sulmit ndaj Agollit.

Pogradec/Informacion paraprak

Në lagjen nr.1, Pogradec, shtetasi N.A, 23 vjeç, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.S.

Si pasojë e konfliktit shtetasi N.A, është dëmtuar me një mjet prerës, i cili pas ndihmës mjekësore është paraqitur në Komisariat dhe ka bërë kallzim.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme