EMRAT/ Qëlloi me pistoletë ndaj qytetarit për një parakalim! Kush është 38-vjeçari që i shpëtoi policisë

Nga të shtënat e pistoletës dhe paniku është përfshirë qyteti i Elbasanit mbrëmjen e kësaj të premteje. Enea Bekteshi fatmirsisht ka mundur t’iu shpëtojë 7 fishëkëve të qëlluar nga Ermal Matishi, bëjnë me dije burimet për Gazetën Shqiptare.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se është qëlluar mbi 7 herë në drejtim të Bekteshit.

Për fat të mirë, plumbat nuk kanë prekur kalimtarët në zonë, teksa është shpallur në kerkim një i ri, banues në të njëjtën lagje që jeton dhe Bekteshi.

Burimet konfirmojnë edhe se sherri që çoi në përdorimin e armëve ka ardhur si pasojë e një parakalimi tre javë me parë. Autori dhe personi I kanosur më arme, u përleshën me grushte më herët, ndërsa sot ky konflikt u përshkallëzua me përdorimin e armëve.

 EMRAT/ Qëlloi me pistoletë ndaj qytetarit për një parakalim! Kush është 38-vjeçari që i shpëtoi policisë

Më herët, burimet zyrtare bëjnë me dije se qytetari me iniciale E. M., 38 vjeç, banues në Elbasan, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte duke qarkulluar me automjetin e tij.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa Shërbimet e Policisë që ishin në patrullim kanë reaguar mënjeherë dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga Policia dhe ka mundur të largohet.

Sakaq, forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit, bëjnë me dije shërbimet e rendit.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Skënderbeg”, në Elbasan, për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur disa ditë më parë, midis shtetasve E. M. dhe A. B., shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Elbasan, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte duke qarkulluar me automjetin e tij.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë që ishin në patrullim kanë reaguar mënjeherë dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga Policia dhe ka mundur të largohet.

Forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijon veprimet, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme